
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për medie pas votimit të Qeverisë “Hoti”, raporton Front Online.
Kjo qeveri e cila në koalicion është me AAK-Nisma’s dhe Listën Serbe, është votuar me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim.
Qeveria në krye me Avdullah Hotin, do t’i ketë, katër zëvendëskryeministra dhe katërmbëdhjetë ministra, dy më shumë se sa kishte Qeveria “Kurti”.
Votim i Qeverisë “Hoti” erdhi pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocionin mosbesimit të ngritur nga LDK-ja, pas shkarkimit të ministrit të punëve të brendshme. Agim Veliu.