×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi edhe një letër drejt Isa Mustafës, i kërkon emrin e mandatarit

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka kërkuar edhe një herë liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që të dërgojë emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do ta ketë numrin e duhur të votave në Kuvendin e Kosovës dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kriteret Mbizotëruese.

    Në letrën e Presidentit Thaçi theksohet se pas konsultimit publik me të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend (22 prill 2020), liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përveç përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, u deklaruan njëzëri që janë për një Qeveri të re dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

    ”Në përputhje me mandatin tim kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, luteni edhe një herë, që pa humbur kohë, të propozoni mandatarin potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do ta ketë numrin e duhur të votave në Kuvendin e Kosovës dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në letrën e Presidentit Thaçi dërguar Kryetarit të LDK-së.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.