Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në vend, raporton Gazeta Express.
Thaçi në Facebook ka shkruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.
“ Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë presidenti.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga pandemia.
“Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar i pari i shtetit.