×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Sektorit privat: 27 herë kam kërkuar takim me kryeministrin Kurti, por nuk kemi mundur ta takojmë

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2024

    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin e premtimeve të bëra për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurinë e punonjësve gjatë këtij mandati katërvjeçar. Ai ka theksuar se, pavarësisht angazhimeve të bëra nga Qeveria, shumë prej premtimeve kyçe nuk janë përmbushur dhe punonjësit ende përballen me kushte të pasigurta dhe pa mbrojtje adekuate.

    Azemi ka përmendur një nga premtimet kryesore të Qeverisë, atë për sigurimin e kontratave të rregullta të punës për të gjithë punonjësit. Ai ka theksuar se kjo ka mbetur një çështje e pazgjidhur për shumë punonjës, përfshirë ata të Kuvendit dhe punonjësit teknikë, të cilët pas shumë viteve punë ende nuk kanë kontrata të rregullta.

    ‘’ Çdo punëtorë me kontratë pune, punëtorët e kuvendit, punëtorët teknikë që kanë pasur kontrata pune dhe pas 25 viteve ky kryeministër me bashkëpunëtoret e vet sot i kanë lënë në rrugë, edhe përkundër asaj që Inspektorati i Punës e ka obliguar pronarin e kompanisë t’I kthej në Kuvend ‘’, tha Azemi për FrontOnline.

    Një tjetër premtim që Azemi ka kritikuar është ai për kufizimin e orëve të punës në 40 orë në javë. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur në realitet, pasi punonjësit e sektorëve të ndryshëm, sidomos ata që punojnë në sektorin e sigurisë fizike, vazhdojnë të punojnë orë të tepërta, shpesh deri në 180-200 orë në muaj, ndërkohë që paguhen vetëm për 160 orë pune

    ‘’ 40 orë punë tani realisht unë nuk kam ndonjë informacion se është dënuar për shkak se kanë punuar ndodh që punojnë  punëtorët e sigurimit fizik edhe me 180-200 orë në muaj dhe paguhen sigurt të punojnë 160 orë’’, u shpreh Azemi.

    Azemi ka përmendur gjithashtu marrëdhëniet e tensionuara mes sindikatave dhe Qeverisë, duke theksuar se asnjëherë nuk janë konsideruar si partnerë të vërtetë, por më shumë si armiq. Ai ka deklaruar se, përkundër përpjekjeve të shumta për të takuar kryeministrin dhe diskutuar çështjet që shqetësojnë sektorin privat, nuk ka pasur asnjë mundësi për të arritur një takim konstruktiv. Azemi ka kërkuar takim me kryeministrin 27 herë gjatë mandatit të tij, por, sipas tij, nuk ka pasur asnjë mundësi për të diskutuar problemet dhe shqetësimet që kanë punonjësit dhe sindikatat.

    ‘’ Unë kam kërkuar të takohem me kryeministrin 27 herë dhe nuk e kemi pasur rastin asnjëherë të takohemi për gjërat që e shqetësojnë sektorin privat të Kosovës’ ’,përfundoi Azemi.

    Premtimet e parealizuara të kryeministrit Albin Kurti, sektori privat në “mëshirën e fatit”

     

    Nga Rubrika
    Kronika 25 Gusht 2026
    Shpejtim Syla është i riu nga Kosova që humbi jetën gjatë ditës së hënë në detin e Shëngjinit. Lidhur me vdekjen tragjike...
    Kronika 25 Gusht 2026
    Një e mitur ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë. Zëdhënësi i policisë për...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Gjatë javës së fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 136 lindje. Nga numri...
    Të tjera
    Lajme 25 Gusht 2026
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 25 gusht 2026....
    Bota/Rajoni 25 Gusht 2026
    Një biznesmene 51-vjeçare ka vdekur në Brazil, disa orë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike komplekse në fytyrë dhe qafë. Andreia Vieira...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka ngritur sërish kritika lidhur me dërgimin e vagonëve për riparim në Serbi,...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.Sh. për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Sipas aktakuzës, F.Sh.,...
    Kronika 25 Gusht 2026
    Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar një mesazh kërcënues në telefon nga një person i panjohur. Sipas...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga aksioni i kësaj partie para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Në videon e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.