
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga aksioni i kësaj partie para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Në videon e publikuar shihet se aksionit të PDK-së u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar institucionale.
“Çdo ditë këtu, çdo ditë e më shumë, derisa të rikthehet rendi kushtetues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.
PDK-ja po vazhdon aksionet para Qeverisë, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe rikthimin e funksionimit të rregullt të institucioneve të vendit.