×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti juridik: LVV-ja e ka bllokuar procesin, vendi në situatë të jashtëzakonshme

    FrontOnline
    25 Gusht 2026

    Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Front Online” tha se tashmë janë tejkaluar të gjitha afatet kushtetuese dhe se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme institucionale.

    Burjani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se procesi është bllokuar për shkak të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

    “Të gjitha afatet kushtetuese kanë kaluar, s’ka më afat specifik. Në sferën politike, LVV nuk ka dashtë të merret me këtë dhe e ka bllokuar këtë proces me arsyetimin që duhet të bëjë marrëveshje me ndonjë parti ku po flet me LDK-në për president, që ta zgjedhë këtë dhe pastaj Kuvendin e Qeverinë”, ka thënë Burjani.

    Sipas tij, fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, e më pas të procedohet zgjedhja e presidentit.

    “Njëherë duhet të konstituohet Kuvendi, Qeveria e pastaj Presidenti, në të kundërtën paraqitet si shkelje e Kushtetutës. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme kushtetuese e institucionale”, është shprehur Burjani.

    Burjani ka vlerësuar se situata tashmë kërkon një ndryshim të qasjes politike dhe institucionale.

    “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme edhe në aspektin kushtetues e institucional, pasi LVV po i bën një politikë të dëmshme shtetit. PDK e AAK refuzuan bashkëpunimin me LVV, derisa LDK nuk po duket aspak serioze që i jep mundësinë Kurtit me zgjedh presidentin”, tha ai./Front Online

    Njohësit e Kushtetutës: Janë tejkaluar afatet kushtetuese, Kuvendi mbetet i bllokuar

    Nga Rubrika
    Lajme 25 Gusht 2026
    Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu u shpreh për “Front Online” se pas certifikimit të rezultateve, seanca konstituive e Kuvendit është dashur...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Kolë Krasniqi për “Front Online” ka deklaruar se janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk kishte pranuar të merrte armë dhe të luftonte...
    Të tjera
    Lajme 25 Gusht 2026
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Komuna e Prishtinës, kanë vazhduar edhe sot...
    Sport 25 Gusht 2026
    Katër persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me vrasjen e kampionit të boksit Zolani Tete, i cili u qëllua...
    Kronika 25 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën mbrëma fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pasi është...
    Bota/Rajoni 25 Gusht 2026
    Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hënën e ka larguar Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit,...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do...
    Lajme 25 Gusht 2026
    Teksa 16 shtatori po afrohet, vëmendja mbetet e përqendruar te vendimi final për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë....

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.