
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Kolë Krasniqi për “Front Online” ka deklaruar se janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe Kushtetuese për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
“Çdo afat ligjor e kushtetues është tejkaluar këtu. Ndërprerja e seancës mund të vazhdohet sipas Rregullores brenda 48 orëve, ndërsa këtu kanë kaluar të gjitha afatet”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka vlerësuar se situata po mbetet në vullnetin dhe interpretimin e partisë fituese dhe të anëtarit më të vjetër të Kuvendit.
“Përderisa nuk ka ndonjë kërkesë në Kushtetuese për ta interpretuar këtë çështje të vakumit institucional, kjo mund të vazhdojë. Çdo gjë ka mbet në çështjen e vullnetit, bindjes dhe interpretimit eventual nga partia fituese de anëtari më i vjetër i Kuvendit por ai nuk vepron krye në veti por sipas instruksioneve të partisë”, është shprehur ai.
Krasniqi ka kërkuar që deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim, pasi sipas tij, situata po shkakton pasoja të mëdha ligjore dhe institucionale.
“Të gjithë deputetët është dashur ta parashtrojë në Kushtetuese një kërkesë për interpretim mbi këtë çështje e cila po shkakton pasoja të mëdha ligjore dhe institucionale”, ka deklaruar Krasniqi./Front Online
Njohësit e Kushtetutës: Janë tejkaluar afatet kushtetuese, Kuvendi mbetet i bllokuar