Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, ka pranuar njoftimin se në një shtëpi në Gjakovë, kultivohen bimë kanabis sativa. Sot, më 30.07.2020, në ora 10:35, në konsultimi me prokurorin kujdestar dhe pas marrjes së urdhrit verbal nga Gjykata Themelore Gjakovë, ka filluar kontrolli i shtëpisë në prezencë të dy dëshmitarëve.
Gjatë kontrollit në pjesën e bodrumit të shtëpisë, është gjetur një lloj laborator me ventilim, me drita të posaçme dhe pjesë tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve kanabis sativa.
Si dëshmi materiale nga policia, janë konfiskuar:
Në vend-ngjarje ka dal prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Gjakovë i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.