×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Serbisë i kërkon kreut të veteranëve të UÇPMB-së ta heqë flamurin kombëtar ( Foto)

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Kryetari i veteranëve të UÇPMB-së, ka njoftuar se nga Policia e Serbisë i është kërkuar që ta largojë flamurin kombëtarë i cili ishte i vendosur në dyert e shtëpisë së tij, raporton Front Online.

    Këtë gjë ai e ka cilësuar si shkelje të të drejtave të shqiptarëve dhe diskrimin nga pala serbe.

    Shkrimi i plotë i tij:

    Shqiptarët e Kosovës Lindore ka kohë që nuk konsiderohen nga shteti i Serbisë qytetarë me të drejta të barabarta me të tjerët. Diskriminimi nuk është i sodit, djeshit apo i kohëve të fundit. Ky diskriminim është vazhdimësi shekullore. Neve na mohohen edhe të drejtat elementare që i meriton një popull si flamuri, gjuha, historia kombëtare etj. Shembull më i freskët me abuzimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është paraqitja e policisë para shtëpisë së veprimtarit të çështjes kombëtare, njëherit edhe kryetarit të OVL E UÇPMB – së z. Nazmi Hajredini. Policia i kërkoi z. Hajredinit që të largoj flamurin kombëtar i vendosur në dyert e shtëpis siç e do tradita shqiptare me rastin e fillimit të darsmave. Është e pakuptueshme që ky provokim nuk kursehet as kur është në pyetje ahengu familjar. Në Kosovën Lindore flamujt kombëtar përdoren pa pengesa gjatë ahengjeve e organizimeve private familjarë. Si duket kjo gjë nuk vlen edhe për familjen e z. Hajredinit. Derisa në Kosovë, serbët gëzojnë të drejta me elementare shtetëformuese, te ne nuk lejohen simbolet kombëtare as në gëzime familjare. Familja Hajredini reagon ndaj këtij provokimi, duke ia bërë me dije opinionit publik se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të kërcnohen duke mos iu lejuar që të përdorin simbolet kombëtare edhe elementet tjera të autoktonisë shqiptare. Me indinjatë të thellë shprehim reagimin tonë familjarë ndaj këtyre veprimeve të pakujdesshme dhe jocivilizuese të autoriteteve policore serbe në Preshevë. Historia, kultura, tradita, gjuha, flamuri, darsma, vdekja, kanë qenë dëshmi e lashtësisë shqiptare në këto troje. Ato janë tonat, do t’i ruajmë e do t’i mbrojmë deri sa këtu do të frymon edhe gjeni më i fundit shqiptarë.
    Në emër të familjes Hajredini, z. Nazmi Hajredini

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.