
Mjeku kosovar që punon dhe jeton në gjermani Halil Krasniqi vlerëson se marrja e masave qysh nga fillimi në Kosovë ka bërë që edhe numri i rasteve të jetë më i vogël.
“Mund të them se Kosova në përgjithësi ka pasur shumë fat nga ajo situatë që ishte ndër të fundit që është prekur me pandeminë. Në përgjithësi edhe Qeveria dhe institucionet shëndetësore kanë reaguar, kanë punuar dhe kanë dhënë kontributin e mjaftueshëm dhe mund të them me përgjegjësi se kanë qenë shume në rregull”, ka thënë ai.
Megjithatë, sipas Krasniqit, Kosova ka pasur edhe sfida,bazuar në gjendjen që ballafaqohet shëndetësia kosovare.
“Kolegët e mi, mjekë në spital, edhe pse janë shumë pak të cilët merren me epidemiologji dhe me virologji, edhe në kushtet e vështira medicionale në Kosovë, ata janë sjellë shumë mirë. Kanë arritur që ta mbajnë numrin e të infektuarve shumë ulët dhe që të kujdesen për pacientët e infektuar”, ka thënë ndër të tjera ai.
E në rast që masat nuk do të merreshin qysh në fillim, sipas doktorit, ka pasur rrezik që numri i të infektuarve në Kosovë, të jetë 200% më i lartë.
“Sikur të mos të merreshin këto masa qysh nga fillimi do të kishte edhe 200% ndoshta infeksione më shumë se sa tani. Vdekje ndoshta do të kishte pasur më pak”, ka thënë ai.