×
  • Kronika
  • Kronika

    Pesë raste të dhunës në familje, viktimë gratë

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Policia e Kosovës ka pranuar pesë raste të raportimit të dhunës në familje, në të gjitha këto raste viktimë kanë qenë gratë.

    Këto raste të dhunës janë raportuar të kenë ndodhur, dy në Fushë Kosovë dhe tri në Prishtinë.

    Sipas Policisë në Fushë Kosovë mbrëmë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po në Fushë Kosovë mbrëmë është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa në rrugën “Fuad Dibra” në Prishtinë, është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Po ashtu, dje në kryeqytet viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.

    Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të bijën e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar të shkoj në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Nga Rubrika
    Kronika27 Prill 2025
    Ka vdekur Jeta Hoti, nxënësja e shkollës fillore të mesme të ulët“Hasan Prishtina”. E ndjera vuante nga një sëmundje e gjatë dhe...
    Kronika27 Prill 2025
    Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia. Zëdhënësi për...
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut Rajonal, tha se po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.