×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përleshje mes protestuesve dhe policëve në Indi pas djegies së viktimës së përdhunimit

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Protesta kanë shpërthyer në disa pjesë të Indisë të mërkurën pasi autoritetet kanë djegur trupin e viktimës së një përdhunimi një lëvizje që familja e viktimës ka thënë se është bërë pa lejen e saj, raporton agjencia Reuters.

    Viktima 19-vjeçare nga komuniteti Dalit – shkalla më e ulët e sistemit të lashtë të klasave në Indi – ishte sulmuar dhe përdhunuar më 14 shtator në një fushë afër shtëpisë së saj në qarkun Hathras, rreth 100 kilometra nga kryeqendra New Delhi, kanë njoftuar autoritetet.

    Ajo vdiq në spital të martën nga lëndimet që mori gjatë atij sulmi. Policia ka arrestuar katër burra në lidhje me këtë përdhunim.

    Vëllai i viktimës i ka thënë Reutersit se as Policia e as Qeveria nuk ka kërkuar lejen nga familja për të përformuar rituale mortore për viktimën në fshatin e saj në Uttar Pradhes rreth orës 2:00 të mëngjesit të mërkurën.

    “Ne i lutëm autoritetet dhe Policinë se duam të mbajmë ceremoninë mortore në mëngjes, por nuk dëgjuan dhe e bënë ceremoninë vet. Ne mbetëm prapa barrikadave që formuan duke përdorur forcat policore. Nuk patëm mundësi të shihnim fytyrën e motrës sonë të vdekur”, ka thënë ai.

    Praveen Kumar Laxar, një zyrtar i shërbimit civil, ka mohuar se djegia e kufomës është bërë pa lejen e familjes.
    “Me pajtimin e tyre u bë djegia e saj. Anëtarët e familjes ishin aty. Pretendimet janë të gabuara”, thotë Laxar.

    Viktima dhe vëllai i saj nuk janë duke u identifikuar për shkak të ligjeve kundër publikimit të identitetit të viktimave të dhunës seksuale.

    Ky përdhunim ka shkaktuar zemërim të madh në Indi, ku dhuna ndaj grave dhe klasave të ulëta vazhdon të jetë e lartë. Vëllai i viktimës ka thënë se katër burrat janë anëtar të klasave më të larta në fshat.

    Uttar Pradesh, që udhëhiqet nga Partia Bharatiya Janata e kryeministrit Narendra Modi, vlerësohet si vendi më i pasigurt në Indi për gratë.

    Protestuesit në qytetin Hathras në Uttar Pradesh janë përleshur me policët sot. Protestuesit mbanin maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
    “Jam këtu për t’i treguar qeverisë së Uttar Pradeshit dhe njerëzve që janë injorant ndaj privilegjeve nëpër klasa dhe nga dhuna bazuar në klasa, se tashmë është mjaft”, ka thënë 26-vjeçarja Shambhavi.

    Ajo dhe disa protestuesë tjerë mbanin slogane anti-qeveritare.

    Në Kalkutë, protestuesit dogjën fotografinë e Yogi Adityanathit, kryeministrit të Uttar Pradesh.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se lufta me Rusinë po hyn në një fazë të re pasi luftimet dimërore rifillojnë pas një...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    Maqedonia është tronditur nga vrasje e një 14 vjeçarje nga Shkupi dhe një 74 vjeçari të cilët u gjetën të vdekur në...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    Kaosi ishte sërish kryefjalë e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës hodhën sërish tymuese dhe u përplasën me gardën. Deputeti Flamur Noka...
    Të tjera
    Opinione04 Dhjetor 2023
    Nga Kaspar Villiger: I Kur njerëzit veprojnë me përgjegjësi vetjake kjo sjell shumë përfitime për shoqërinë. Ata që kujdesen për veten nuk...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Ashtu papritur, një ditë më parë morëm vesh se ylli shqiptar Dua Lipa i ka dhënë fund romancës me regjisorin Romain Gavras,...
    Sport04 Dhjetor 2023
    Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën pritet ta mbledh Këshillin Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’ua prezantuar dhe zgjedhur...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për operacionin e kryer pa anestezion dhe mosoperimin e një pacienti...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.