×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Për tre muaj nuk u infektua asnjë person në Vietnam, por si erdhi deri tek ringjallja e COVID-19

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Në mesin e muajit korrik, Vietnami kishte mposhtur pandeminë globale të quajtur COVID-19. Asnjë vdekje e raportuar dhe mbi tre muaj pa ndonjë rast të të infektuarve në vend.

    Tifozët kishin mbushur shkallët e stadiumit të futbollit, shkollat ishin rihapur dhe klientët u kthyen në kafenetë e tyre të preferuara, raporton BBC.

    “Ne ishim kthyer përsëri në jetën normale”, tha Mai Xuan Tu, një 27-vjeçar nga Da Nang në Vietnamin qendror.

    Ashtu si shumë në qytetin bregdetar mjaft të popullarizuar në vend, ajo punon në industrinë e turizmit dhe ngadalë po rifillonte rezervimet e reja turistike, transmeton Telegrafi

    Por në fund të korrikut, Da Nang u bë epiqendra e shpërthimit të ri të coronavirusit, e cila gjë i ka befasuar shkencëtarët. Rastet papritmas u rritën pas 99 ditëve pa transmetime lokale.

    Javën e kaluar qyteti pa vdekjen e parë shkaku pandemisë, një numër që është rritur në 10.

    Vetëm disa javë më parë, Vietnami u vlerësua globalisht si një histori e rrallë e suksesit pandemik.

    Atëherë çfarë shkoi keq?

    “Unë nuk jam i sigurt se diçka shkoi keq”, thotë Prof Michael Toole, një epidemiolog dhe bashkëpunëtor kryesor i kërkimit në Institutin Burnet në Melburn.

    Shumica e vendeve që menduan se kishin pandeminë nën kontroll, kanë parë ringjallje, thotë ai, duke treguar një listë të gjatë përfshirë Spanjën, Australinë dhe Hong Kongun.

    “Ashtu si në valën e parë, Vietnami është përgjigjur shpejt dhe me forcë”, shtoi ai. Rritja e numrit sikurse në Vietnam, tregon se “pasi të keni një çarje të vogël dhe virusi futet në të, ai mund të përhapet shumë shpejt”, thotë Toole.

    Shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë vendin po garojnë për të zbuluar saktësisht se si ndodhi.

    Profesori Rogier van Doorn, drejtor i Njësisë së Kërkimeve Klinike Universitare në Oksford, thotë se burimi i këtij shpërthimi të fundit mbetet një “mister i madh”.

    Ekipi i tij punon me qeverinë në programet për sëmundjet infektive dhe disa prej tyre përqendrohen në atë që ai e quan “punë gjenetike detektive” – zbulimi i viruseve që mund të ndihmojnë për të ndriçuar “zinxhirët e transmetimit. Kush ose nga ka ardhur virusi”.

    Por deri më tani askush nuk e di se si rasti i parë i ri në Da Nang – një 57-vjeçar i njohur si pacienti 416 – ra në kontakt me coronavirusin.

    Hendeku i njohurive ka lejuar që të vendosen disa spekulime. Mediat lokale sugjerojnë se shpërthimi i fundit mund të jetë shkaktuar nga helmimet prej viruseve. Të tjerë kanë treguar për rastet e kontrabandës së njerëzve të fundit përgjatë kufirit Vietnam-Kinë. Por nuk ka prova që sugjerojnë se imigrantët e kanë sjellë virusin në vend.

    Ndryshe, Vietnami ka regjistruar mbi 789 raste me coronavirus dhe vetëm dhjetë njerëz kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.