×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Për 24 orë, 77 aktakuza kundër 99 personave

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 77 aktakuza kundër 99 personave, për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 24 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 12 persona dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuar, si dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 25 personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 7 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar 7 persona. Prokurori i shtetit ka marrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh.

    Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje 48 orësh për vepër penale. Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.

    Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 25 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.