×
  • Lajme
  • Lajme

    Pediatri kosovar për rrezikun ndaj Covid 19: Fëmijet me sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në shkolla dhe çerdhe

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Pediatri kosovar, Ismail Lutolli ka dhënë mendimin e tij profesional sa i përket çështjes së hapjes së shkollave në Kosovë. Lutolli është shprehur se shkollat duhet të hapen duke respektuar kështu rregullat dhe rekomandimet. Por ai ka sugjeruar që fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe e shkolla. Kjo pasi që sipas tij, kjo kategori rrezikohen më shumë nga infeksioni Covid 19.

    Këto komente, pediatri Lutolli i ka dhënë gjatë një interviste në RTK.

    “Ndoshta do të ishte mirë që fëmijët që kanë sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe dhe shkolla, apo të kthehet në shkollë por nën kujdes shumë rigoroz”, thotë ai.

    Tutje ai është shprehur se nuk bën të bllokohet procesi mësimor e as shteti. Thotë se është e padrejtë që të ndalohen çerdhet e shkollat në momentin kur kafentetë janë plot gjithku në Kosovë.

    “Kur i she gjithë ata njerëz kafeneve në Prishtinë, është jo e drejtë ti ndalosh shkollat dhe çerdhet. Fëmijët mund të infektohen, e të jenë bartës, por e kalojnë më së lehti”, thotë ai.

    Megjithëkëtë, Lutolli është shprehur se nuk është ide e mirë nisja e mësimit online në Kosovë. thotë se kjo metodë është e vështirë për prindërit dhe nxënësit.

    “Shkollat duhet të hapen, duke i respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk mund të bllokohet as procesi mesimor e as shteti. Mësimi online ështe mënyra më e lehtë, por e vështirë për prindërit dhe nxënesit”, thotë ai.

    E fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 Shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.

    “Nuk po e shtyjmë vitin shkollor për shkak se kemi diskutime me njëri-tjetrin por qëllimi është të përgatitemi sa më mirë, që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve tanë, nxënësve, personelit arsimor dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministri Likaj.

    Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në tri faza, nisur nga 1 Shtatori.

    Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), kërkoi të enjten, shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për 10 ditë.

    Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, deklaroi se shkollat nuk i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e mësimit në kohë pandemie.

    Kurse, në një komunikatë për media, SBASHK-u kërkoi nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që t’i pajisin shkollat me dezinfektues dhe të caktojnë persona përgjegjës, por jo mësimdhënës, për matjen e temperaturës së nxënësve.

    Gjithashtu u kërkua që shkollat të kenë personel mjekësor kujdestar, së paku ato që kanë më shumë se 500 nxënës, dhe të krijohen mundësi për kryerjen e testit për COVID-19 të personelit arsimor.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.