×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK për futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë: Veprimi i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR-i i papranueshëm

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

    Sipas PDK-së, një veprim i tillë i toleruar nga KFOR-i dhe qeveria e Kosovës është cenim i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, shkruan lajmi.net.

    PDK thotë gjithashtu se provokimet e vazhdueshme të forcave serbe në fshatrat e kufirit në sytë e KFOR-it janë të papranueshme.

    Ky është reagimi i plotë i PDK-së:

    Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

    Ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovrantitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territorale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

    Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme.

    Nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, nuk e arsyeton veprimin e futjes së ushtrise serbe në territorin e Kosovës.

    Eshtë e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cënim i sovranitetit.

    Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit.

    Asnjë deklaratë, kurrë nuk është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë.

    Veprimi i tillë me ushtri, pas gabimeve të qeverisë Kurti dhe Hoti, në futjen pa kontroll të konvojeve “mjekësore dhe humanitare” në emër të pandemisë, për paqen dhe të ardhmen e raporteve mes dy shteteve janë më shumë se gabim – rrezikim dhe rrënim i asaj çfarë është arritur deri më tani.

    Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cënoj të arriturat e deritanishme.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot e priti në takim lamtumirës koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Trajnimi i realizuar nga ekipi britanik BMATT (British Military Advisory Training Team) ka përfunduar me sukses në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për ndarjen  nga jeta të veprimtarit, Haxhi Ali Konstantini. Selmanaj shkruan se “Z. Konstantini...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputeti LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, lidhur me përfshirjen e burrit të...
    Vip24 Korrik 2025
    Aktori Malcom-Jamal Warner, i njohur më së miri për rolin e tij si Theo Huxtable në “The Cosby Show”, ka vdekur në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 24.07.2025 Mot ekstrem i nxehtë po parashihet ditëve të ardhshme të mbretëroj në vendin tonë. Ditën e premtë...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU. Fazliu është stolisur...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Legjenda e mundjes, Hulk Hogan, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Hogan, i lindur Terry Gene Bollea, u gjet i vdekur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.