×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    PDK-ja kërkon hetime të prokurorisë për aferat në Telekom, akuzon VV se nuk bëri asgjë sa ishte në pushtet

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka parë me shqetësim zhvillimet e fundit lidhur me Telekomin e Kosovës, që dikur ishte ndërmarrja publike më profitabile në vend, ndërsa sot është buzë shkatërrimit.

    Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie ka akuzuar madje edhe VV se të tjera fjalë po thotë në opozitë e të tjera kur po e merr pushtetin sa i përket temës së Telekomit.

    Sipas tij, është pikërish vëllai përmbarues i deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku që ka bllokuar llogaritë bankare të Telekomit.

    Kjo është deklarata e plotë e tij:

    Ditë më parë, përmbaruesi privat i paguar nga z-mobile e që doli të jetë vëllai i Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Kollçakut, ka bllokuar llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës, duke e sjellë atë buzë falimentimit, ndërsa vetë pret t’i fitojë qindra mijëra euro nga ky proces.

    Një veprim i tillë rrezikon mirëqenien ekonomike të rreth 3500 familjeve kosovare, ndërsa kërcënon edhe sigurinë nacionale përmes ndërprerjes së komunikimit të institucioneve të sigurisë kombëtare në Kosovë.

    PDK, si parti opozitare, kërkon hetim të hollësishëm nga Prokuroria për këtë proces dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë shkaktuar këtë gjendje në Telekomin e Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës sa ishte në opozitë, në vitin 2018, kishte iniciuar dhe aprovuar një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës për Telekomin e Kosovës, por kur erdhi në pushtet asnjë nga pikat e kësaj Rezolute që e kishte propozuar vetë – nuk e zbatoi.

    Qeveria Kurti e kishte mundësinë për ta ndihmuar këtë ndërmarrje sa ishte në pushtet, por nuk e bëri një gjë të tillë.

    Sepse, qëllimi i Qeverisë Kurti nuk ishte krijimi i stabilitetit në këtë ndërmarrje, e as shpëtimi i saj, por ishte politizimi dhe kapja e kësaj ndërmarrjeje, duke filluar nga bordi, menaxhmenti e deri te përzgjedhja e përmbaruesit privat.

    Ish-Ministrja Rozeta Hajdari dhe Qeveria Kurti, me mosveprimet e tyre, duke mos ndërmarrë hapa ligjorë dhe duke mos bërë asnjë veprim që do ta parandalonte një dëmtim kaq të madh financiar të Telekomit të Kosovës, mundësuan që pastaj edhe përmes përmbaruesit, vëllait të Deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakut, ta realizojnë këtë transaksion prej rreth 30 milionë eurosh – duke e gjunjëzuar kështu Telekomin, e duke përfituar familjaret e saj.

    Është shumë me rëndësi për opinionin publik që ta kuptojë faktin se trekëndëshi i përbërë nga Bordi i Qeverisë Kurti, menaxhmenti politik i kësaj ndërmarrjeje, si dhe Operatori Z-mobile, jo rastësisht në mesin e qindra përmbaruesve zgjodhën në këtë lëndë vëllain e Deputetes së Vetëvendosjes, i cili do të përfitojë qindra mijëra euro nga buxheti i kësaj ndërmarrje.

    Është e qartë se Bordi politik i Telekomit të Kosovës, i emëruar paligjshëm nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, qëllimisht po e falimenton këtë ndërmarrje publike.

    Janë disa pyetje me rëndësi, të cilat kërkojë përgjigje:

    Sa do të paguhet vëllai i Deputetes Fatmire Kollçaku nga kjo pagesë në kurriz të Telekomit dhe punëtoreve të kësaj ndërmarrjeje?

    A ka ai përqindje përfitimi nga kjo kontratë?

    Si është e mundur që nga qindra përmbarues qe janë në Kosovë në këtë lëndë të përfitojë pikërisht familjari i Deputetes së VV-së?

    Për me shumë se 100 ditë qeverisje, Albin Kurti e Vetëvendosje patën harruar krejtësisht që ekziston mbiemri Devolli. Prandaj, si ka mundësi që pikërisht nga bordi i tyre, drejtorët e tyre dhe përmbaruesit e tyre, sot të rrezikohet përfundimisht ekzistenca e Telekomit të Kosovës?

    Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar teori të mashtrimit në emër të çrrënjosjes së krimit, ndërsa me veprimet e saj të instalimit të njerëzve politikë në ndërmarrje publike i ka kontribuar dështimit të menaxhimit në këto ndërmarrje, duke kurdisur raste të cilat i çojnë ndërmarrjet drejt falimentimit.

    Qeveria Kurti ka ndërtuar lidhje piramidale jo vetëm në Telekom, por edhe në ndërmarrje tjera publike, si në KEK, ku jo rastësisht ushtrues detyre i Kryeshefit është zgjedhur Luigj Imeri, i cili ka lidhje familjare me Deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

    Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje sot po përpiqen ta kamuflojnë këtë fakt dhe ta krijojnë një target të ri ku ata do të gjuanin për të përfituar politikisht.

    Por, opinioni nuk mund të manipulohet dot, sado që Albin Kurti tenton t’i mashtrojë pafundësisht qytetarët.

    Përtej debatit politik, Partia Demokratike e Kosovës konsideron së ky është momenti i fundit për të vepruar drejt, e për të ndihmuar shpëtimin e Telekomit të Kosovës.

    Ata që e dëmtuan këtë ndërmarrje duhet të japin llogari, ndërsa fati i punëtoreve të Telekomit të Kosovës nuk duhet t’i lihet rastësisë.

    Përkundrazi, institucionet duhet të ofrojnë zgjidhje konkrete dhe të shpejtë për shpëtimin e kësaj ndërmarrje.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/994215271010935/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores, duke anuluar gjobën ndaj avokatit të Naim Murselit Gjykata e Apelit të Kosovës ka kthyer...
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut Rajonal, tha se po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Përmes një postimi në Facebook, Lekaj thotë se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kryediplomati ukrainas, Andrri Sybiha, ka thënë se nuk ka nevojë për flajë për të përshkruar rëndësinë e takimit në mes të Donald...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Trupi i Papa Françeskut do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore në Romë. Ai është Papa i parë që nga...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, edhe sot është në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Sipas matjeve të “IQ...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Arkivoli i Papa Françeskut ka mbërritur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë. Mbajtësit e kufomës e kanë ngritur arkivolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Që nga ardhja e presidentit Donald Trump në Shtëpi të Bardhë, SHBA ka forcuar në maksimum politikat e imigracionit dhe sigurisë së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky pak para nisjes së ceremonisë mortore të Papa Françeskut, zhvilluan një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.