×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Paralajmërojnë studiuesit: Aktiviteti i ulët fizik është duke shkaktuar vdekje të hershme tek këta pacientë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Një studim i ri sugjeron, që sasia totale e kohës, që njerëzit e kalojnë ulur është e lidhur ngushtë me një rrezik më të lartë të vdekjes së hershme, sidomos tek personat me kancer ose sëmundje kardiovaskulare. Nga ana tjetër zëvendësimi i një pjese të kësaj kohe, me aktivitete fizike duken se e zvogëlon këtë rrezik, shkruan Medical News.

    Ushtrimi i aktivitetit të rregullt fizik është një mënyrë që tanimë është aprovuar, që njerëzit të ulin mundësinë e tyre për të zhvilluar kancer dhe të vdesin prej tij.

    Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon të bëni të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar çdo javë. Sidoqoftë, studimi sugjeron që më pak se një e katërta e të rriturve në ShBA e arrijnë këtë.

    Një analizë e studimeve të mëparshme ka gjetur lidhshmërinë në mes të aktivitetit të ulët fizik dhe vdekshmërinë më të lartë të personave me kancer dhe sëmundje kardiovaskulare. Të gjitha këto studime mbështeten në raportet e vetë pacientëve me këto sëmundje.

    Studimi i ri nga Unviersiteti i Teksasit, përdori të dhënat e 8000 të rriturve të moshës 45 vjeç e më të vjetër në mes të viteve 2003 dhe 2007.

    Si pjesë e këtij studimi, hulumtuesit lidhën disa matës të hapave tek këta pjesëmarrës, për të siguruar një masë objektive të nivelit të aktivitetit për një periudhë prej 7 ditësh.

    Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit, të cilët kalonin kohën më të madhe të ditës duke ndenjur ulur dhe pa bërë aktivitete fizike, kishin një rrezik prej 36% më të lartë për të vdekur nga kanceri në krahasim me ata, që kishin kaluar kohën me të madhe duke bërë aktivitete fizike.

    Si rezultat, shkencëtarët zbuluan fakorët, të cilët kishin rritur vdekshmërinë tek pacientët me kancer dhe sëmundje kardiovaskulare:

    Nivelet e përgjithshmë të aktivitetit fizik

    Mosha

    Statusi i pirjes së duhanit

    Shprehia e konsumimit të alkoolit

    Indeksi i masës trupore

    Kushtet ekzistuese

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Lifestyle23 Korrik 2025
    Mund ta keni pyetur veten pse ju dhe vëllezërit e motrat tuaja jeni kaq të ndryshëm. Ju jeni rritur në të njëjtën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zjarret kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të Suharekës. Kreu i kësaj Komune ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.