×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Para pesë viteve Vuçiq ishte në Srebrenicë, këto janë pamjet kur vendasit e gjuajtën me gurë

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte qenë pjesmarrës në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë pesë vite më parë, ndonëse populli serb nuk pranon që kjo masakër të ketë ndodhur.

    Vuçiq, që atë kohë ishte kryeministër i vendit, është një ish radikal serb i cili shërbeu nën regjimin e Sllobodan Millosheviq në vitet e 90’ta të vitit të kaluar.

    Mijëra persona që ishin mbledhur të kujtonin viktimat e këtij gjenocidi nuk e kishin pritur mirë faktin se një ish nacionalist radikal, që një kohë kishte deklaruar se “për një serb të vrarë do vrasim njëqind mysliman”, po vizitonte vendin e masakrës më të madhe në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

    Ata hodhën gurë dhe gjësende drejt Vuçiqit i cili u largua nën mbrojtjen e truprojave të tij dhe të forcave të sigurisë së Bosnjës.

    Menjëherë pas incidentit Vuçiq kishte akuzuar boshnjakët se kishin dashur ta vrisnin, ndërsa Ministria e Jashtme e Serbisë kishte dërguar një notë proteste ndaj Bosnjës.

    Në Srebrenicë ishin vrarë përmbi 8 mijë persona dhe ishin varrosur në varreza masive. Ende ka trupa që nuk janë gjetur ndërkohë as drejtësia ndërkombëtare nuk i ka arrestuar shumicën e fajtorëve të këtij gjenocidi. Edhe sot Serbia nuk pranon që në këtë vend ka ndodhur një gjenocid /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Pas sulmeve ruse gjatë natës në të gjithë Ukrainën, të cilat vranë dy persona dhe plagosën të paktën 10 të tjerë, presidenti...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Qeveria turke ka arrestuar 37 persona, të cilët akuzohen për postime “provokative” në mediat sociale lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit,...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të partive politike për vitin 2024. Këto të dhëna janë të paauditura dhe...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Pas sulmeve ruse gjatë natës në të gjithë Ukrainën, të cilat vranë dy persona dhe plagosën të paktën 10 të tjerë, presidenti...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha ka treguar se e ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. Berisha ka thënë se...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Qeveria turke ka arrestuar 37 persona, të cilët akuzohen për postime “provokative” në mediat sociale lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit,...
    Kronika20 Mars 2025
    Policia kufitare në Morinë ka ndaluar një 44 vjeçar nga Kosova nën akuzën e “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe sendeve...
    Lajme20 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financare të partive politike për vitin 2024. Megjithatë, këto raporte janë ende të paaudituara, ato...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.