Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili sot njoftoi se ka dalë pozitiv për koronavirus.
Ai tha se pavarësisht bindjeve politike, si shqiptarë duhet të solidarizohen mes vete në këtë kohë të rëndë.
“Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjes politike, ne jemi shqiptarë dhe duhet të solidarizohemi me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm”.