×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacienti me COVID 19 shkon lirshëm në klinika tjera në QKUK

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Një pacient i konfirmuar me koronavirus Covid-19 nga Vushtrria, ka vizituar sot ambulancat specialistike në QKUK.

    Gazeta Shneta ka siguruar nga burime brenda QKUK-së fletudhëzimin që i është lëshuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, ku shihet se pacienti ishte udhëzuar për vizitë specialistike në Klinikën Infektive.Por i njëjti është paraqitur në ambulancën specialistike të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, ndonëse ka qenë i vetëdijshëm se ishte infektuar me koronavirus.

    “Pacienti ka ardhur në ndërtesën e ambulancave sikurse të gjithë pacientët tjerë. Ai ka hyrë në ambulanca dhe ka deklaruar se është pozitiv me Covid. Sa pacientë të tjerë ka mundur t’i infektojë gjatë kohës sa ka pritur për vizitë”, ka deklaruar një burim për Gazetën Shneta.

    Burimi ka thënë se pacienti ka hyrë në ambulancën e Kirurgjisë Vaskulare ku ka kërkuar trajtim nga mjekët, të cilët nuk kanë pasur veshje mbrojtëse nga virusi, përveç maskave kirurgjike.

    Gazeta ka mësuar tutje se pacienti ka pasur nevojë për vizitë vaskulare për shkak të këmbës së amputuar, por nuk ka dhënë sqarime pse është paraqitur në ambulancën specialistike e nuk ka shkuar në Klinikën Infektive.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.