×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pa rishikim të buxhetit, punëtorët s’do t’i marrin nga 170 euro

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Asnjë masë e Pakos Emergjente Fiskale nuk do të zbatohet pa u rishikuar buxheti i këtij viti në Kuvendin e Kosovës.

    Po kështu edhe masa për punëtorët e sektorit privat që janë punëtorët e bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19, nuk do të mund t’i marrin pagat nga 170 euro për muajin maj pa u rishikuar ky buxhet.

    Kështu ka thënë këshilltari i ministres së Financave, Lulëzim Krasniqi, i cili beson se më së largu deri në fillim të javës së ardhshme, qeveria do ta procedojë në Kuvend ligjin për rishikim të buxhetit.

    Për shkak të mos rialokimit të mjeteve, Krasniqi theksoi se pa u rishikuar buxheti, edhe një pjesë tjetër e punëtorëve që nuk kanë arritur t’i marrin pagat as për majin prill nga 170 euro nuk do të mund t’i kenë në kontot e tyre.

    “Ekzekutimi për aq sa ka pasur fonde në dispozicion janë ekzekutuar nga 170 euro. Pjesa tjetër pritet tash pas rishikimit të buxhetit. Në momentin që ndodhë rishikimi i buxhetit, ndahen fondet për mbulim të Pakos emergjente dhe do të vazhdojë menjëherë ekzekutimi i pagave të tjera”, thotë Krasniqi për KosovaPress.

    Këshilltari i ministres Bajrami theksoi po ashtu se mjete (para) ka, por nuk ka në dispozicion të caktuar prej nga munden të paguhen, andaj, sipas tij, duhet me u rregulluar ligjërisht.

    “Rishikimi i buxhetit mundëson që mjetet e nevojshme të sigurohen në linjat e duhura buxhetore. Qarkorja buxhetore iu ka shkuar të gjitha institucioneve buxhetore për t’i bërë rregullimet, ka nevojë të bëhen rregullime për shkak të shpenzimeve në nivelin komunal. Brenda kësaj jave i marrim kërkesat. Përgatitjet e rishikimit besoj që në këtë javë, më së largu deri në fillim të javës së ardhshme, në qeveri përfundojnë përgatitjet dhe vazhdon varësisht prej agjendës në Kuvend të Kosovës. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet rishikimi në Kuvend”, tha Krasniqi.

    Ai po ashtu thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për punëtorët e sektorit privat, por për të gjitha masat e pakos emergjente fiskale, që bëjnë pjesë edhe ato për biznese dhe çështje sociale.

    Komuniteti i bizneset në vazhdimësi është duke kërkuar që të zbatohet pako emergjente që t’u dilet në ndihmë punonjësve dhe bizneseve.

    Ndryshe, sipas drejtorit të ATK-së, i cili ka deklaruar javën e kaluar, se nga 193 mijë aplikues me të drejtë page, vetëm nga një pagë (prill) i kanë marrë 171 mijë prej tyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.