×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pa kaluar pakoja e rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend, s’ka as 10 % për qytetarët nga Trusti

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e ftuar në emisionin Frontal të T7, ka folur lidhur me tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional i Kursimeve.

    Bajrami ka sqaruar se kjo do të mund të bëhet vetëm kur të kalojë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe TRUST’i të jetë i gatshëm.

    Ajo ka treguar se këto mjete nuk do të tatimohen.

    “Tërheqja e mjeteve nga Trusti do të mund të bëhet vetëm kur kalon Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe Trusti është i përgatitur. Të gjithë ata qytetarë kanë kursime dhe llogari në Trust do të kenë mundësi që në baza vullnetare t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve”, ka thënë Bajrami.

    Sipas saj, kjo po bëhet me qëllim të mbulimit të shpenzimeve që kanë familjet kosovare.

    “Kjo është bërë me qëllim të lehtësimit të likuiditetit dhe mbulimit të shpenzimeve që kanë familjet në Kosovë. E dimë që situata ekonomike është rëndu shkaku i pandemisë. MF’ja tanimë ka vendosur që të mos i tatojë këto të hyra sepse mjetet e trustit dhe pensionet tatohen si të hyra, këto nuk tatohen. Administrata Tatimore e Kosovës nuk do ta tatojë këtë të hyrë”, ka deklaruar Bajrami në T7.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim. Drejtori...
    Lajme01 Qershor 2025
    Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur dje në Prizren. Lëndime kanë pësuar motoçiklisti dhe një pasagjer i...
    Lajme01 Qershor 2025
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka deklaruar se kalimi në tregun e lirë për bizneset  do të ketë...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim grabitje që ka ndodhur të shtunën në Obiliq. Sipas policisë viktima mashkull/k, punëtor në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka bërë të qarta kundërshtimet e fuqishme të komunitetit të bizneseve ndaj vendimit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.