×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita e gatshme për zgjedhje, njohësit politikë propozojnë ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Partitë opozitare në vend janë shprehur më të gatshme që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, se sa t’i bashkohen LDK-së në qeverisje. As AAK-ja nuk e do LDK-në për të qeverisur, nëse kjo e fundit nuk ua ofron postin e Presidentit.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe partneri i koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj.

    “Ne (AAK) do të sillemi në bazë të bindjes tonë, pse me përkrah marrëveshje. Bie edhe qeveria, çka me bo. Me versionin që ne me mbet pa vendimmarrje ose me shkuar në zgjedhje, ne jemi të hapur për zgjedhje, demokraci janë”, deklaroi Haradinaj ditë më parë.

    Edhe partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje ka nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit të kësaj qeverie.

    Sipas deputetes së kësaj partie, Fjolla Ujkani, qeveria “Hoti” nuk është̈ stabile, pasi siç thotë ajo, nuk e ka as minimumin e deputetëve për të votuar projektligje për të cilat votohet në Kuvend.

    “Kemi dështime të njëpasnjëshme të kësaj qeverie duke filluar nga menaxhimi i pandemisë̈, ekonomisë̈ e arsimit. Marrëveshja e ashtuquajtur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë̈, e cila nuk ka as parime e as kredibilitet, ku gjithçka e diskutuar atje ka qenë në favor të Serbisë̈ dhe në dëm të Kosovës, gjë̈ e cila e rritë nevojën në mënyrë̈ imediate që vendi të shkoj sa më parë n zgjedhje”, ka potencuar Ujkani për Objektivin.

    Kësisoj, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit për ta rrëzuar Qeverinë “Hoti”.

    “Nëse VV i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie”, u shpreh Veseli në një studio televizive.

    Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë për Gazetën Objektiv se kjo parti është e gatshme të shkoj në zgjedhje nëse ato do të mbaheshin këtë vit.

    “Ne nuk i frikohemi zgjedhjeve, kurdo që ato të mbahen ne jemi të gatshëm. Nëse nuk ka një dakordim për president, patjetër që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, sepse janë afatet kohore kur duhet të zgjidhet Presidenti, nëse atij nuk i bëhet ndonjë padi nga Gjykata Speciale”, u shpreh Kadrijaj.

    Ajo insiston se lideri i partisë së saj, Ramush Haradinaj është figura e duhur për tu zgjedhur President i ri i vendit.

    “Ne e kemi kandidatin tonë për President, Ramush Haradinaj. Dhe mendoj që është personi i duhur dhe adekuat për të qenë President, sepse është person unifikues i cili në të gjitha etapat ka unifikuar spektrin politik ashtu siç kërkon edhe detyra e Presidentit që duhet të jetë figurë unifikuese”, tha më tej Kadrijaj.

    Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri ka propozuar ndryshime në Kushtetutën e Kosovës në mënyrë që edhe në të ardhmen zgjedhja e Presidentit të mos varej nga votat e partive politike në Kuvend.

    “Që presidenti i Kosovës mos me u zgjedh në Kuvend por në zgjedhje të drejtpërdrejtë prej popullit. Me Kushtetutë, ndryshimet do të mund të bëhen së paku 6 muaj para se me u zgjedh Presidenti”, u shpreh Tahiri.

    Sipas tij, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, fundi i muajit maj të vitit të ardhshëm dhe fillimi i qershorit, janë muajt kur do të mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

    “Atëherë vendi detyrimisht do të shkoj në zgjedhje para se të zgjidhet Presidenti. Ose do të shkoj në zgjedhje masi të dështoj zgjedhja e Presidentit. Unë besoj që ka me ndodhur kjo e dyta. Zgjedhjet mandej do të mund të shpalleshin kah fundi i muajit maj ose në fillim të qershorit. Nuk besoj që ka dobi dikush me u mbajt zgjedhjet tash”, pohoi më tutje Tahiri për Objektivin.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.