
Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që t’i përkrahë dhe t’i mbrojë prodhimet vendore.
Kjo kërkesë vjen pasi OAK ka pranuar shqetësime për mos respektimin e rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve.
OAK ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Kryeinspektoratit të tregut që të rritë kontrollin në markete në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore.
“Ankesat janë sidomos në lidhje me produktetet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës 100%. OAK kërkon që prodhimet vendore të kenë një tratim të merituar në markete dhe mos të diskriminohen. Në gjendjen në të cilën ndodhemi, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e prodhimit vendor”.
Oda e Afarzimit thotë se presin reagimin e institucioneve qeveritare lidhur me këtë çështje, përderisa kanë shprehur gatitshmërinë për t’ju ndihmuar.