×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane u bën thirrje partive: Shmangni luftën e brendshme politike, ndërhyni për ndërmarrjet dhe punonjësit e rrezikuar

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka thënë se lufta e brendshme politike po rrezikon ndërmarrjet dhe vendet e punës në KosovëSipas Odës Ekonomike Amerikane, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID19 kanë kufizuar në masë të madhe aktivitetet ekonomike, gjë që sjellë pasoja me kosto të lartë të rikuperimit për një ekonomi me strukturë të paqëndrueshme si ajo e Kosovës, për shkak të kërcënimit afatgjatë për ndërmarrjet, vendet e punës dhe stabilitetin buxhetor.

    “Në rrethana të tilla veprimi i shpejtë dhe konsensual nacional është imperativ, prandaj Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u kërkon të gjitha institucioneve të Kosovës, ekzekutivit dhe legjislativit, por edhe partive politike që të shmangin luftën e brendshme politike dhe të ndjekin një agjendë dinamike të veprimeve që do të mundësonin ndërhyrjen e shpejtë të shtetit për ndërmarrjet dhe punonjësit e rrezikuar”, thuhet në komunikatë.

    “Oda Amerikane beson fuqishëm se në situatën aktuale nëpër të cilën po kalon sektori privat në veçanti dhe ekonomia e vendit në përgjithësi, është më se e nevojshme që temat e natyrës politike dhe mospajtimet rreth tyre të mos mbidominojnë temat që lidhen me përkrahjen e sektorit privat dhe rikuperimin e ekonomisë pas pandemisë COVID19”, thekson komunikata.Sipas OEK, moszbatimi deri në fund i masave të Pakos Emergjente Fiskale dhe vonesa në aprovimin e një programi të rimëkëmbjes, edhe për shkak të vonesës së aprovimit nga ana e Kuvendit të Kosovës të rishikimit buxhetor dhe marrëveshjeve të kredive ndërkombëtare, të cilat janë kyçe për zbatimin e masave të ndërhyrjes shtetërore, përbëjnë kërcënim serioz për dhjetëra mijëra vende të punës.
    “Këto vonesa janë edhe rrjedhojë e dështimit të koordinimit dhe dakordimit të brendshëm institucional dhe politik, por edhe të dialogut të mangët dhe jo të sinqertë publiko-privat përgjatë katër muajve të fundit. Kjo do të bëjë pashmangshëm që Kosova të humbasë hapin në rimëkëmbjen ekonomike dhe në ofrimin e një perspektive më premtuese për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e OEK.

    OEK thotë se vendimmarrësit shtetërorë dhe partitë politike, të cilët fatkeqësisht u kanë dhënë prioritet çështjeve politike duke zgjedhur të theksojnë mospajtimet e tyre.“Oda Amerikane rikujton udhëheqësit politikë të Kosovës se zhvillimi ekonomik kërkon një qasje të unifikuar nacionale ndërmjet të gjithëve hisedarëve politikë dhe jopolitikë, e cila do të kulmonte me një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik dhe do të garantonte konsistencën në qeverisjen ekonomike në vitet në vijim.

    Diskursi thellësisht përçarës politik i muajve të fundit, fatkeqësisht nuk i kontribuon synimeve të sipërcekura”, thuhet në deklaratë.OEA thekson se në rast të vonesës së mëtejme të përkrahjes për sektorin privat, muajt në vijim do të shpërfaqin pasojat reale të pandemisë COVID19 në ekonominë e vendit, që do të rezultojnë me kolaps masiv të ndërmarrjeve, rritje të papunësisë dhe varfërisë, zvogëlim të të hyrave buxhetore dhe reduktim të aftësisë së shtetit për të ofruar shërbime publike dhe investime kapitale.“Përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, Qeveria e Kosovës do të duhej të angazhohej me seriozitet të pashembullt në përmbushjen e agjendës legjislative për këtë vit, ndërsa nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet që të përqendrojnë debatin parlamentar në aspektet ekonomike në vend të mospajtimeve të ngushta politike e debateve për tema të panevojshme të cilat pengojnë reformën e progresin, rritjen e shpejtë ekonomike dhe ngritjen e mirëqenies sociale”, thotë OEA.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.