×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane bën thirrje që politika të fokusohet në shmangjen e kolapsit të sektorit privat

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se situata e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon ekonomia e vendit kërkon edhe qasje dhe veprime të jashtëzakonshme, prandaj janë për keqardhje dhe të papranueshme veprimet e ngadalshme të institucioneve të Kosovës në ofrimin e përkrahjes për sektorin privat pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në një kohë kur ndërmarrjet e këtij sektori ndodhen para një kolapsi.

    Oda Amerikane beson se përkrahja për sektorin privat dhe rimëkëmbjen ekonomike duhet të zënë vend në diskursin e përditshëm politik në vend të temave boshe të cilat përveç se nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet Kosova, thellojnë përçarjen politike tash kur dialogu konstruktiv dhe veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe nuk kanë alternativë.

    Kjo odë thërret edhe një herë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të aprovojnë pa vonesë buxhetin e rishikuar për vitin 2020 i cili do të mundësonte vazhdimin e zbatimit të masave në përkrahje të sektorit privat, si dhe të aprovojnë me procedurë të shpejtë edhe Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të çelte rrugën për zbatimin e masave të rimëkëmbjes, e me këtë edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare, si burime të rëndësishme për zbatimin e masave të sipërcekura.

    “Çfarëdo zvarritje e paarsyeshme që do të vononte përkrahjen për ndërmarrjet e sektorit privat do t’i jepte goditje të papërballueshme këtij të fundit, ndërsa do t’i bënte bashkëfajtore partitë politike, në procesin e kolapsit të sektorit privat, mbylljes së vendeve të punës, dhe përkeqësimit të gjendjes sociale”.

    Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit se përveç veprimeve që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike, Qeveria dhe Kuvendi duhet të demonstrojnë një qasje më dinamike edhe në aspektin e agjendës legjislative, duke përshpejtuar hartimin dhe aprovimin e ligjeve të cilat do të përmirësonin mjedisin e të bërit biznes si dhe ofertën e vendit para investitorëve të huaj, transmeton Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.