×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSh-ja kërkon nga Britania që të mos i largojë masat kufizuese

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Një drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se Britania e Madhe nuk duhet t’i largojë masat kufizuese derisa sistemi për testim dhe përcjellje të jetë i gatshëm për menaxhimin e një numri të madh të njerëzve.

    Dr.Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, tha se qeveria britanike duhet të marrë vetëm hapa të sigurt dhe të mos nduket me vendime si ai për largimin e masës për mbajtjen e dy metrave distancë mes personave.

    “Fjalët kyçe këtu janë që kjo (largimi i masave) të bëhet në mënyrë graduale. Bëjeni këtë në mënyrë të kujdesshme”, tha Dr.Kluge shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Komentet e tij erdhën pasi të dhënat e javës së kaluar treguan që sistemi për testim dhe përcjellje i organeve britanike nuk është në gjendje t’i sigurojë bashkëpunim nga një e treta e kontakteve në javën e parë.

    Britania është duke u kthyer ngadalë në jetën normale pas largimit të masave kufizuese për udhëtime brenda vendit dhe takime në grupe të vogla.

    Dyqanet e produkteve joesenciale, përfshirë dyqanet e rrobave, do të rihapen nga e hëna, por njerëzit janë të obliguar të përdorin maska në transportin publik.

    Britania është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë. Në këtë shtet deri më tani janë regjistruar 41,698 viktima dhe 295,889 raste të infektimeve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.