×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK kërkon nga ATK lehtësim për bizneset në kohë pandemie

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Gjendja e krijuar në vend si pasojë e pandemisë Covid 19, ka rënduar shumë sektorin privat të vendit. Kësisoj, shumë biznese po detyrohen të reduktojnë numrin e punëtorëve brenda kompanive. Punëtorë, këta në të cilët punëdhënësi ka investuar në trajnimin e tyre për t’i aftësuar, specifikisht, për atë vend pune .

    Kështu thuhet në një komunikatë të OAK, ku theksohet se nga ana tjetër punëdhënësit nuk mund t’i mbajnë ata punëtorë në kompani më gjatë, për shkak se nuk janë në gjendje të paguajnë për shërbimet e tyre.

    “Për t’u treguar tolerant dhe për t’i ndihmuar sado pak këto biznese për kalimin e kësaj gjendje të vështirë me të cilën po ballfaqohemi, gjatë ditës së sotme u diskutua në tryezën e Administratën Tatimore të Kosovës me Odën e Afarizmit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e OAK.

    Kryetari i OAK-së, Skender Krasniqi kërkoi nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, mirëkuptim për bizneset e rregullta.

    Ndërsa, Murtezaj theksoi se kanë mbetur në mes të ligjit dhe moralit, e që po rrezikojnë prishjen e sistemit tatimor.

    “OAK gjithashtu kërkoj që të mos bëhet mbyllja e kontove dhe kësisoj të mos vijë edhe deri tek mbyllja e bizneseve, pavarasisht, mospagimit të borxheve tatimore gjatë këtyre muajve të fundit. Kjo pasiqë të gjitha bizneset aktualisht, janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumëta financiare.Po ashtu, kërkesë tjetër e OAK-së ishte edhe rritja e numërit të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe atyre komunal. Kjo me qëllim që të gjitha bizneset të jenë të barabarta dhe të punojnë në bazë të ligjit të punës i cili është në fuqi.Ndërsa, vlenë të theksohet se nga marsi deri në korrik të 2020, kemi një rënie prej 20%, apo rreth 900 milion euro më pak qarkullim të bizneseve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, thuhet nga zyrtarë të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Hamdi Malushaj-arkatar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- kordinatore dhe Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.