×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numër i vogël i pacientëve në Bergamo, ekspertët mendojnë se virusi është zbutur

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Spitali dhe terapitë intensive janë dy elementë të rëndësishëm, kur është fjala për të monitoruar “sjelljen” e Covid-19. Në Itali, ku dy muaj më parë, rastet e vdekjeve në ditë iu afruan disa herë shifrës 1 000, aktualisht ky numër është njëshifror. Edhe numri i rasteve të reja ka rënë. Kjo vihet re në Bergamo, zona më e goditur nga pandemia përgjatë katër muajve të parë të këtij viti.

    P.sh në spitalin “Papa Gjon Pali i XXIII”, katër muaj pas fillimit të pandemisë, ka një numër të vogël të infektuarish.

    Duket se atje pacientët me simptoma janë shumë pak. Në këtë spital, javën e kaluar ka pasur vetëm një të tillë. “Raste të rënda në qershor nuk kemi pasur, edhe pse nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë”, thotë Mauro Rizzi, drejtor i shërbimit infektiv në këtë spital.

    Sigurisht, kjo ngre pyetjen: a ka ndryshuar virusi?

    “Të themi se një virus që nuk dëmton më tani po qarkullon në Itali është e rrezikshme. Nëse më pyet për një përshtypje personale, unë mendoj kështu. Por është një gjë të shprehësh mendime personale dhe një gjë është të kesh të dhëna të ngurta shkencore për të dhënë një deklaratë. Sigurisht që ka faktorë në favorin tonë”.

    E para është përqindja e qytetarëve tashmë të ekspozuar ndaj infeksionit. “Qarkullimi ka qenë i rëndësishëm në zonën e Bergamos, që do të thotë se në një farë mase popullsia është më pak e ndjeshme. Duket se nuk ka gjasa që virusi të qarkullojë përsëri siç qarkulloi në shkurt dhe mars”.

    Aspekti i dytë që duhet të merret në konsideratë, për z. Rizzi, “është që kemi një seri të tërë masash kufizimi ende aktive: shkollat ​​janë të mbyllura, transporti publik nuk është aq i mbushur me njerëz sa në dimër, nuk ka evente masive. Njerëzit janë më të kujdesshëm. Me pak fjalë, ne nuk u kthyem në shkurt”.

    Faktori i tretë: “Ne jemi më përgatitur në monitorimin dhe zbulimin e rasteve në kohën e duhur”, thotë Rizzi.

    Mjekët që kanë punuar në këtë zonë për shumë vjet thonë se pika kritike ka kaluar. Mario Sorlini, mjek i përgjithshëm në Albino, thotë: “Në këtë moment, simptomat dhe pacientët me temperaturë pothuajse janë zhdukur. Që nga e enjtja e kaluar, nuk kam vizituar asnjë pacient me ethe”. Dhe ka ca kohë që të moshuarit nuk janë paraqitur në klinika. Ai e shpjegon këtë fakt me numrin e lartë të vdekjeve te pacientët e kësaj moshe përgjatë 4 muajve të fundit dhe sjelljen e kujdesshme të atyre që nuk janë infektuar deri tani. “Ata pak pacientë me simptoma në qershor ishin vetëm të rinj. Ata ia kanë hedhur në rastin më të keq me tri ditë temperaturë”.

    Skenarit të një vale të dytë në vjeshtë, ai nuk i beson shumë. “Po i vë kësaj pyetjeje jo një, por pesë pikëpyetje në fund dhe më duket se nuk jam vetëm. Frika më e madhe janë muajt pas festave: janar, shkurt, mars. Gjithmonë ka qenë periudha më e keqe për sëmundje të këtij lloji”, thotë ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.