Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kacanik, Sinan Elezi ka bërë të ditur pas konfirmimit të tri rasteve të reja të infektuar me koronavirus në këtë komunë, se njëri nga të prekurit është dërguar në Klinikë Infektive për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Nga QKMF “Dëshmorët e Lirisë” në Kacanik kanë bërë thirrje për qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK’së dhe MSH’së.
“Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut nga të dhënat zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mbrëmë i kemi të konfirmuar edhe 3 raste pozitive me Covid-19 . Njëri prej tyre, sot është dërguar me autoambulancë në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar”, thuhet në njoftim.