×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Një gotë ujë esëll në mëngjes, ja përfitimet në organizëm

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm idea e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo? Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm. Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.

    Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.

    Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit.

    Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli ‘fillimi i mbarë, gjysma e punës’.

    5 Arsyet Përse Duhet të Pini Ujë Që Në Mëngjes

    Do të hidratoheni

    Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

    Metabolizmi do të përmirësohet

    Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind. Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

    Trupi do të pastrohet nga toksinat

    Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

    76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë

    Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

    Do të ndiheni më të ngopur

    Uji mbush stomakun. Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

    Këshilla Për Pirjen e Ujit

    Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni. Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë. Mos pini pije alkolike përpara gjumit.

    • 72 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.
    • 75 përqind e muskujve përbëhen nga uji
    • 82% e gjakut është ujë
    • 90% e mushkërive është ujë
    • 76% e trurit përbëhet nga uji
    • 25% e kockave përbëhen nga uji

    -Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit. Trupi varet nga uji që të mbijetojë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë. Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Prill 2025
    Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri. Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar...
    Lifestyle17 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 17 prill 2025 nga Christine Haas Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj...
    Lifestyle16 Prill 2025
    Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe...
    Të tjera
    Sport18 Prill 2025
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u paraqit i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes të së martës mbrëma në Gjermani, pasi...
    Vip18 Prill 2025
    Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale....
    Lajme18 Prill 2025
    I riu Aldion (Hajdin) Mulaj, i cili ndërroi jetë të enjten pas një aksidenti në Drenas, do të varroset sot në ora...
    Lajme18 Prill 2025
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”. Ai...
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Malishevë. Kjo pasi që ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj një grua. “I dyshuari pas intervistimit urdhër...
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte penguar një zyrtar policor në kryerje të detyrës. Policia bën të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.