×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA godet Kurtin për karantinimin e qytetarëve dhe taksimin e kamionëve që hyjnë nga Shqipëria

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    NISMA Socialdemokrate, përmes shefit të grupit të saj parlamentar, Haxhi Shala, ka kritikuar sjelljen e sotme të qeverisë në largim, për vendimin e mbrëmshëm, ku obligon të gjithë kamionët që vijnë nga Shqipëria të taksohen me mbi 22 euro për dezinfektimin e mallrave dhe për më keq, ka urdhëruar policinë e Kosovës që edhe qytetarët e Shqipërisë të karantinoren për 7 ditë.

    Shala shkruan në faqen e tij në FB, se këto veprime të liga ndaj Shqipërisë, po i bën pushteti në ikje i LVV, që deri para se të vinin në pushtet e kanë përdorur patriotizmin si mjet populist.

    Gjithashtu, deputeti Shala, ka shkruar se, pagesa e dezinfektimit të mallrave që po hyjnë nga Shqipëria në Kosovë është më tepër se plaçkitje.

    Postimi i plotë i deputetit Shala:

    “Ata, përkatësisht pushteti i VV-së, që deri dje u thirreshin në mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e ekonomisë menjëherë pas heqjes së masave kufizuese për biznese, të njëjtit tani po e vështirësojnë punën e tyre.Shumë kontradiktore, kujtojmë se janë po të njëjtit të cilët para se të vinin në pushtet e kanë përdorur patriotizmin si mjet populist, duke bërë thirrje për heqjen e barrierave tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, pra duke u thirrur në emër të idesë për bashkim kombëtar.

    Pagesa e dezinfektimit të mallrave që po hyjnë nga Shqipëria në Kosovë është më tepër se plaçkitje. Pagesa prej 22.5 euro e tejkalon çdo standard dhe si e tillë është shume e shtrenjtë.”H. SH

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.