×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga tani ndalohet qarkullimi i qytetarëve në këto komuna të Kosovës

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Prej tani e deri në orën 5 të mengjesit, ndalohet qarkullimi i qytetarëve në katër komuna të Kosovës, në përpjekje për ta ndalë hovin e COVID-19.

    Me vendim të qeverisë, është rikthyer kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Komunën e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë.

    “Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

    Qarkullimi i qytetarëve në këto komuna lejohet vetëm në këto raste:

    · Në raste urgjente shëndetësore;

    · Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

    · Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;

    · Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

    · Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së...
    Sport18 Janar 2025
    Aktualisht, Marcus Rashford është opsioni më realist që Barcelona mund të transferojë në janar, megjithëse është larg të qenit e sigurt që...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim zgjedhor në Lugun e Baranit tha se mbështetja e tyre është shenjë...
    Kronika18 Janar 2025
    Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar,...
    Lajme18 Janar 2025
    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, në fjalën e tij në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së, ka folur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.