
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shënuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërsa janë shëruar pesë persona.
IKSHPK njofton se rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi.