
Instituti Kombëtar iu Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi mbrëmë edhe 51 raste të reja me koronavirus, e ku numri I të infektuarve shkoi gjithsej në 561 persona, raporton “Front Online”.
“IKSHP-ja njofton se rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, njoftoi mbrëmë IKSHPK-ja. /Front Online