Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga java e ardhshme pritet lehtësim i masave, dasmat mund të mbahen

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Përhapja e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë më së rëndi ka ndikuar në sektorin e hotelerisë.

    Kjo, pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e përkohshme të shumë bizneseve, ndaloi grumbullimin e njerëzve, si dhe u ndalua organizimi i dasmave.

    Të gjitha këto vendime u morën për ta evituar përhapjen e virusit.

    Ky sektor vetëm nga dasmat të cilat ishin planifikuara të mbahen nga muaji qershor i këtij viti humbi rreth 600 milionë euro.

    Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva.

    Sogojeva tha se për t’i ndaluar edhe me tej humbjet në këtë sektor, kanë pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili iu ka premtuar se do ta shqyrtojnë mundësinë që gjatë javës të bëhet rihapja e hapësirave të mbyllura.

    “Ne e kemi pas sot një takim me ministrin. Ne gjatë takimit i’a kemi përsëritur edhe një herë këto kërkesa sic janë: zgjatja e orarit, pastaj hapja e hapësirave të brendshme, klientët të hyjnë brenda, por duket u bazuar në manualin që ne i’a kemi dorëzuar dhe nëse kjo ndodh ne jemi optimist se kjo do të ndikon në përmirësimin e gjendjes për bizneset. Premtimi është që gjatë javës do të shqyrtohet mundësia për rihapjen e hapësirave të mbyllura e pse jo që kur të hapen këto në raport me distancën të hapen edhe sallat e dasmave apo sallat e brendshme të cilat kishin me ruajt masat ndaj Covid-19”, tha ai për Front Online.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Njohësi i proceseve politike, Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave që të mërkurën mbrëma i bëri kryeministri i vendit, Albin Kurti lidhur...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Në këtë takim është diskutuar edhe për...
    Lajme23 Mars 2023
    Disa barnatore në Pejë shitën barna pa banderola, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara. Për këtë arsye, dje është bërë kontrollimi...
    Të tjera
    Kronika23 Mars 2023
    Një person raportohet të ketë qenë viktimë e grabitjes dje në fshatin Bablak të Ferizajt. Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka...
    Lajme23 Mars 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken that të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën...
    Lajme23 Mars 2023
    Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar dje në Sllatinë të Fushë-Kosovës. Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Shenjtë të Ramazanit. Kurti ftoi për bamirësi e solidaritet....
    Lajme23 Mars 2023
    Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Të paktën pesë emigrantë afrikanë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë u mbyt pranë Tunizisë. Ata po...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.