×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga java e ardhshme pritet lehtësim i masave, dasmat mund të mbahen

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Përhapja e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë më së rëndi ka ndikuar në sektorin e hotelerisë.

    Kjo, pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e përkohshme të shumë bizneseve, ndaloi grumbullimin e njerëzve, si dhe u ndalua organizimi i dasmave.

    Të gjitha këto vendime u morën për ta evituar përhapjen e virusit.

    Ky sektor vetëm nga dasmat të cilat ishin planifikuara të mbahen nga muaji qershor i këtij viti humbi rreth 600 milionë euro.

    Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva.

    Sogojeva tha se për t’i ndaluar edhe me tej humbjet në këtë sektor, kanë pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili iu ka premtuar se do ta shqyrtojnë mundësinë që gjatë javës të bëhet rihapja e hapësirave të mbyllura.

    “Ne e kemi pas sot një takim me ministrin. Ne gjatë takimit i’a kemi përsëritur edhe një herë këto kërkesa sic janë: zgjatja e orarit, pastaj hapja e hapësirave të brendshme, klientët të hyjnë brenda, por duket u bazuar në manualin që ne i’a kemi dorëzuar dhe nëse kjo ndodh ne jemi optimist se kjo do të ndikon në përmirësimin e gjendjes për bizneset. Premtimi është që gjatë javës do të shqyrtohet mundësia për rihapjen e hapësirave të mbyllura e pse jo që kur të hapen këto në raport me distancën të hapen edhe sallat e dasmave apo sallat e brendshme të cilat kishin me ruajt masat ndaj Covid-19”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Të paktën tre persona kanë vdekur nga një valë e nxehtësisë përvëluese që po nxit dhjetëra zjarre në pjesë të Evropës Jugore,...
    Bota/Rajoni12 Gusht 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në mbrëmje në zonën e Delvinës për të ndjekur nga afër operacionet kundër flakëve që...
    Bota/Rajoni12 Gusht 2025
    Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së rëndë nga zjarret edhe gjatë mbrëmjes së të martës, me 34 vatra...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Gusht 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në mbrëmje në zonën e Delvinës për të ndjekur nga afër operacionet kundër flakëve që...
    Sport12 Gusht 2025
    Fenerbahce dhe Benfica kanë siguruar kualifikimin në raundin “play-off” të Champions League, duke përmbysur rivalët e tyre në ndeshjet e kthimit të...
    Lajme12 Gusht 2025
    Radio Evropa e Lirë – Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të...
    Lajme12 Gusht 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi në emisionin "RTK Prime" se pas muajve të tërë të bllokadës në Kuvendin...
    Lajme12 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë më parë qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatare...
    Lajme12 Gusht 2025
    Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në RTKPrime tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është caktuar se të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.