
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja lehtësuese drejt daljes nga karantina të cilat do të fillojnë së zbatuari nga nesër, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e këtyre masave është edhe hapja e lokaleve që shërbejnë klinetë.
Lokalet do të hapen nga nesër dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së loklave.
Konkretisht, do të lejtohet një klinetë në çdo 8 metra katror.
Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.
Kjo masë fillon së zbatuari qysh nesër dhe do të vlejë deri më 18 maj.