Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, do të mbajë zgjedhjet online, më 21 qershor.
Në këto zgjedhje do të marrin pjesë shumë organizata studentore.
E, njëra prej këtyre organizatave studentore është edhe ajo “Studentët për Universitetin”.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Durim Ibrahimaj, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, në të cilin shpjegohet ecuria e votimit.
Zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës, ishin pezulluar, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.
Ky vendim është marrë nga Këshilli Drejtues i këtij universiteti, më 12 mars të këtij viti.
“Të dashur studentë, personel akademikë dhe jo akademikë. Në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore, Këshilli Drejtues i UP-së me datë 12.03.2020, ka marrë vendim për pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës, deri në një njoftim të radhës së KD-së”, kishte njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ujkan Bajra./Insajderi.org