×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Pejë dënohen pronarët e kompanive të transportit si dhe qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë, që nga e hëna ka filluar zbatimin e planit për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik, për të parë nëse po zbatohet Ligji kundër pandemisë COVID-19.

    Policia gjatë ditës së parë të këtij aksioni ka lëshuar shtatë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtarë që nuk kanë respektuar Ligjin anti-COVID, gjegjësisht për mosbartjen e maskave.

    “Ky aktivitet policor është marr me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020/21, ku kemi edhe rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik. Kështu që më datë 21.09.2020 në orët e mëngjesit është filluar me aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detal të të gjitha subjekteve që ofrojnë transport publik (autobus, kombi-bus, si dhe taksive), e që sipas vendimeve të Qeverisë obligohen të punojnë me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar”, thuhet në njoftim.

    Më tej bëhet e ditur se Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, gjegjësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor në implementim të këtij plani gjatë ditës së parë të aktivitetit, ka lëshuar shtatë fletë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtarë që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, për mos bartjen e maskave.

    Në njoftim thuhet se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë po vijojnë deri në gjysmë ore. Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare...
    Lajme18 Korrik 2025
    Pa dhënë shumë detaje për shkak të ndjeshmërisë së rastit,  prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu nuk ka dhënë shumë detaje rreth...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër vizitën e Albin Kurtit në Greqi. Sipas saj, forumet e tilla janë pa asnjë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Ditën e premtë, dhjetëra qytetarë malajzianë kanë protestuar pranë ambasadës së SHBA në Kuala Lumpur, duke kërkuar refuzimin e emërimit të Nick...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë dhe sipas tij është...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një person dyshohet se ka sulmuar më 25.04.2025 rreth orës 09:00 të miturën me inicialet D.O në afërsi të qendrës tregtare “Interex”,...
    Vip18 Korrik 2025
    Santiana Maloku dhe Patris Berisha po shijojnë romancën e tyre. Ndonëse lidhja e tyre u zbulua javë ma parë, çifti i ri...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve serioze që mori, por që ende nuk dihet se si erdhi...
    Lajme18 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.