Në Klinikat e Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës dhe nëpër spitalet e përgjithshme nëpër komunat e Kosovës janë duke u trajtuar 567 pacientë, ndërsa 289 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë, ku është njoftuar po ashtu se vetëm në klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar 183 pacientë të infektuar me COVID-19, kurse në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 107 pacientë me COVID-19.

Gjithsej 18 janë duke u trajtuar në respiratorë, 23 me metodën CPAP, dhe 327 janë duke u trajtuar me oksigjen.

Më së shumti pacientë me COVID-19, nga spitalet e përgjithshme janë të shtrirë në spitalin e Prizrenit, 22 pacientë dhe në spitalin e Pejës 48 pacientë të konfirmuar me coronavirus.