×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Nesër festojmë, por me këtë Qeveri jolegjitime shumë shpejt protestat do jenë të pashmangshme

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nesër do të festojnë, por edhe do të protestojnë gjatë shënimit të 15-vjetorit të themelimit të partisë.Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se shumë shpejt edhe protestat do të jenë të pashmangshme.

    Postimi i plotë i Nagavcit:

    Festojmë por edhe do të protestojmë, për të shënuar data me rëndësi e për të kundërshtuar projekte me rrezik.Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm politik, i cili që nga themelimi i saj në vazhdimësi është rritur, në secilat zgjedhje. Gjatë zhvillimin tonë si organizatë, në synimin tonë për të ndaluar projektet e dëmshme për Republikën e Kosovës, shpesh herë kemi ftuar e organizuar protesta. Protestat kanë qenë gjithnjë jo qëllim në vete, por mjet për të realizuar projektet tona politike.Në vazhdimësi ka pasur të tillë që kanë kritikuar Lëvizjen para protestave, të tillë që janë munduar të ndikojnë në mënyra nga më të ndryshmet për të penguar pjesëmarrjen e qytetarëve në organizimet tona dhe mandej për të minimizuar pjesëmarrjen dhe për të manipuluar në mënyrë qesharake me numrat e pjesëmarrësve.

    Realiteti tregon se ashtu si është rritur Lëvizja nga viti në vit deri më tani, përkrahja për LV! po vazhdon të rritet edhe tani. Ashtu si është rritur numri i pjesëmarrësve nga protesta në protestë, ashtu po vazhdon të rritet besimi i qytetarëve në Lëvizjen, ashtu që tani janë qytetarët ata që po presin organizimet tona e jo vetëm që u përgjigjen thirrjeve tona.
    Në këtë situatë, paradoksalisht ata që deri dje kritikonin për protesta e mundoheshin të minimizonin realitetin e numrit të pjesëmarrësve në këto protesta, tani po pyesin pse s’po organizon Lëvizja protesta? Por besoj se s’ka dilema për qëllimin e këtyre sjelljeve e deklaratave.Ne, protestat i kemi bërë gjithnjë për kauzat që kemi mbështetur, njejtë do të veprojmë edhe në të ardhmen. Për të ndaluar projektet e dëmshme për vendin do të përdorim të gjitha mjetet politike që kemi në dispozicion, edhe protesta.Me këtë Qeveri jolegjitime, Qeverinë e Presidentit duket se shumë shpejtë protestat do të jenë të pashmangshme.Madje me këtë nxitim të Kryeministrit jolegjitim që të kryej detyrën e tij kundrejt Presidentit, me zellin e tij për të vazhduar dilaogun me Serbinë duke dobësuar paraprakisht pozitën e Kosovës me heqjen e reciprocitetit, protestat do të jenë të pashmangshme e të afërta. Në këto raste ne e qytetarët jemi një, s’ka manipulim që mund të ndal rezistencën.Pra mos pyesni pse Lëvizja s’po organizon protesta, vështroni se pse po krijohet situata gjithnjë më shumë e më shpejtë që protestat të jenë të pashmangshme.Mos pyesni se kur do të thrrasim protesta, mundohuni të ushtroni ndikimin tuaj tek Qeveria jolegjitime që të mos ketë arsye për protesta.Nesër VETËVENDOSJA! feston 15 vjetorin, pra nesër festojmë në shesh, paqësisht, masovikisht e duke respektuar masat për ruajtjen e shëndetit. Kemi arsye për të festuar, jemi gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më të fuqishëm.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.