• Ballina
    • Lajme
    • Hulumtime
    • Sport
    • Ekonomi
    • Vip
    • Front TV
    • Ballina
    • Lajme
    • Hulumtime
    • Sport
    • Ekonomi
    • Vip
    • Front TV
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Infografika
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kronika
  • Vip
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Opinione
  • Lajme

    Nagavci mbron ministrin Vitia: Deputetja e AAK-së shpërndau jashtëligjshëm informacionin e personave me diagnozë shëndetësore

    FrontOnline
    02 Maj 2020
    Komentet

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se ministri Arben Vitia ka amnistuar nga karantina aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që vlerësohen si raste psikiatrike.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci ka thënë se Kadrijaj nuk do duhej të publikonte të dhënat e pacientëve me diagnozë shëndetësore.

    “Në përpjekje për të goditur pa të drejtë ministrin e shëndetësisë, zt. Arben Vitia, deputetja e AAK Time Kadrijaj, paska publikuar një dokument zyrtar me të gjitha të dhënat e pacientëve përfshi dhe të dhënat e diagnozës shëndetësorë. I njëjti postim qenka publikuar si lajm dhe nga disa media online”, shkruan Nagavci.

    Sipas deputetes së nënkryetares së LVV-së, Kadrijaj ka bërë veprim të jashtëligjshëm në shpërndarjen e informatës në fjalë. Ndërsa e ka cilësuar si veprim të duhur, vendimin e ministrit Arben Vitia.

    Kadriaj: Arben Vitia liroi nga karantina aktivistët e VV-së, të përgjigjet pse ka ndodhur kjo

    “Në dokument shifet se shënon qartë se vendimi është marrë pas konfirmimit dhe vlerësimit shëndetësor të ekipit specialistik, se të gjithë personat e liruar nga karantina duhet të shkojnë në vet izolim dhe të respektojnë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHP. Kjo nuk e ka penguar as znj. Kadrijaj e as disa portale të shpërndajnë jashtëligjshëm këtë informatë”, thotë më tej.

    Nagavci i ka bërë thirrje deputetes së AAK-së ta heq dokumentin e shpërndarë sepse thotë se është i ndaluar edhe me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

    “Përpos që është mjeke me profesion dhe do duhej ta dinte se kjo deklaratë bie ndesh me etikën profesionale, si deputete znj. Kadrijaj do duhej të dinte se publikimi i këtyre të dhënave është i ndaluar edhe me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. I bëj thirrje Znj. Kadrijaj që menjëherë të largoj postimin dhe të kërkoj falje për këtë gabim. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë dhe mediat që e kanë publikuar të njëjtën”, thekson Nagavci.

    “Me shpresën që beteja politike dhe ambicia për pushtet të mos ndikojnë në humbjen e plotë të arsyes dhe etikës, ju lutem të kurseni të paktën personat që as nuk janë të përfshirë e sidomos pacientët e kategoritë më të ndjeshme”, ka shkruar ajo në fund.

    aaksëdeputetjajashtëligjshëmmbronministrinnagavcipersonaveshëndetesoreshpërndauvitia
    Të fundit
    11:42
    Raportohet se Irani është afër zgjedhjes së udhëheqësit të ri
    11:31
    Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit
    11:28
    U shpall në kërkim dje, i dyshuari vetëdorëzohet në policinë e Gjakovës
    11:23
    Mërgim Lushtaku: Jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja
    11:19
    Rrahmani: Kurti dhe VV po synojnë eliminimin politik të Vjosa Osmanit
    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    U shpall në kërkim dje, i dyshuari vetëdorëzohet në policinë e Gjakovës
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku: Jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Supremja shfuqizon kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës: Diskriminues dhe i paligjshëm
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve Iranit
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Rikthehet Kupa e Kosovës, sot na presin tri sfida interesante çerekfinale
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    “Jo luf*tës”, kyeministri spanjoll i përgjigjet paralajmërimit të Trumpit
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Gjenden mjete të pashpërthyera në Rahovec dhe Gjakovë, Policia jep detaje
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Krasniqi: Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje, bota po përballet me luftë shkatërrimtare
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Impressum Arkivi Moti

    Kontakti

    Tel: + 383 (0) 45 708 777

    [email protected]

    Marketing: + 383 (0) 44 457 457

    [email protected]

    Sheshi Nënë Tereza. Nr.20 Prishtinë.

    RRETH NESH

    Portali "FrontOnline" është themeluar në vitin 2019 nga gazetarët Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu, që të dy me përvojë rreth 20 vjeçare në mediat e Kosovës dhe të rajonit. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në "FrontOnline" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.