-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i përgjigjet Haki Abazit: Le të shkojë te doktori të kontrollohet

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka veç një përgjigje për Haki Abazin e VV’së, i cili tha sot se Mustafa duhet të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe tre përqindëshin.

    Haki Abazi i Vetëvendosjes sot ka thënë se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, duhet të merret në pyetje për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe Fondin e TrepërqindëshitPor, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se nuk e ka ndërmend të merret më shumë me deklaratat e Abazit.

    “Le të shkojë te doktori e të kontrollohet”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express kur është pyetur se si i komenton deklaratat e Abazit ndaj tij.Ndërkohë, Abazi ka thënë se Mustafa duhet të merret në pyetje nga Prokuroria e Shtetit, për njohuritë që sipas tij i ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe fondin e Trepërqindëshit.

    Ai thotë se për t’u marrë në pyetje Mustafa, nuk ka nevojë për ndonjë gjykatë speciale.

    “Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj”, ka shkruar Abazi.“Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”, ka përfunduar Abazi.Ky reagim i Abazit ka ardhur pas një qëndrimi të djeshëm të Mustafës, ku tha se dialogu duhet të jetë i pavarur nga Gjykata Speciale.Mustafa përmes një qëndrimi në Facebook, tha se është e rrezikshme për vendin vënia e dialogut me Serbinë ne kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.“Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur. Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”, shkruan Mustafa në Facebook.Duke komentuar reagimet e fundit të Ëolfgang Petritschit, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe Carl Bildtit, bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, se iniciativa e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi po dështon për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, Mustafa ka thënë se është vështirë të niset dikush për të dialoguar me logjikën e komenteve të tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.