×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Delegacioni që do të udhëtojë në Uashington nuk do të jetë i zgjeruar

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog. Përfaqësuesit e të dyja vendeve do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Por, Kosova ende nuk e ka caktuar përbërjen e ekipit negociues.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i pyetur nga Gazeta Express se a do të jetë pjesë e ekipit negociues si kryetar i njërës prej partive më të mëdha në vend, ka deklaruar se ende nuk është caktuar delegacioni.“Nuk është caktuar delegacioni akoma”, ka thënë Mustafa.

    Megjithatë, kreu i LDK’së deklaroi se nuk pret që delegacioni të zgjerohet.

    “Nuk pres që kësaj radhe ka nevojë të zgjerohet delegacioni”, ka thënë Mustafa.

    Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë ka prezantuar një platformë dialogu në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë kërkon njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

    Ai ka ftuar opozitën t’i bashkohet procesit të dialogut.

    Ndërkohë ka theksuar se bisedimet me Serbinë do t’i udhëheq ai si kryeministër i Kosovës.

    “Dialogun e udhëheq kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd, sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kam dërguar ftesë edhe tek opozita që të prezantojmë qasjen e qeverisë karshi dialogut Kosovë-Serbi. Një pjesë e opozitës ka heshtur ndaj ftesës sonë. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm. Marrëveshjet duhet të arrihen me njohje reciproke”, ka deklaruar Hoti.

    E presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova është gati për të rifilluar dialogun me Serbinë.

    Ai ka deklaruar se pas heqjes së masave të reciprocitetit, Kosova ka larguar çdo pretekst që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut.

    “Shpreh mirënjohje dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut me shtetin e Kosovës. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtimin e rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Mbi të gjitha, Kosova në këtë proces është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët tjerë. Pra, nuk kemi çfarë të hezitojmë është një rrugëtim i sigurt, ne kemi shpresë dhe besojmë që kjo do të përmbyllet sipas vullnetit qytetarëve të vendit”, ka thënë Thaçi.

    Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntorin e vitit 2018, kur Qeveria Haradinaj, vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.

    Nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës, e së fundmi edhe të reciprocitetit.

    Thaçi: Takimi në Uashington do të jetë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.