Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se si në zgjedhjet e viteve të kaluara edhe në zgjedhjet e fundit të Serbisë shqiptarët kanë fituar vetëm dy vende në parlamentin e atjeshëm.
“Tani qe u bë “bashkimi i shqiptarëve” fituan prapë as më shumë e as me pak se dy deputetë”.
“Dhe pyetja ime konkrete për Gent Cakajn dhe te gjithë ata që u ekzaltuan nga “bashkimi i shqiptarëve” është: Ku janë Shqiptarët e Kosovës Lindore??? Dikur vetëm PVD i fitonte dy deputet tash te gjithë bashkë dy deputet”.
“A po zbrazet Kosova Lindore? A kemi strategji e planë kombëtar ta ndalojmë zbrazjen e Kosovës Lindore nga shqiptarët? Mendoj se këtu duhet të përqendrohet vëmendja jonë sepse pak ka rëndësi a i fituan dy apo katër deputet”.
“Pesha e tyre ne një Kuvend me përbërje 61% ultranacionalist serb është zero”, ka shkruar Musliu në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/1251019621896746