×
  • Lajme
  • Lajme

    Murtezaj: S’është detyrë e kryeministrit Hoti ta kulturojë presidentin e Serbisë

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Pyetja e presidentit të Serbisë ndaj kryeministrit Avdullah Hotit se “a kupton serbisht” mori vëmendje. E më shumë u komentua përgjigja e kryeministrit të Kosovës.

    Por sipas këshilltarit të jashtëm të hotit, ky i fundit nuk duhet të kritikohet pasi sipas tij kryeministri i Kosovës tregoi kulturë në Dialog.

    I njejti ka folur edhe për uljen e Miroslav Jacakut në krahë të Vuciqit

    Një pytje e presidentit serb ndaj kryeministri të Kosovës të enjten në Bruksel mori shumë vëmendje.

    E ky shkëmbim I shkurtër i fjalëve, nuk është se u prit mirë në Kosovë.

    Deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile e panë këtë veprim si tentim ulje ndaj kryeministrit Hoti.

    Por kështu nuk e sheh situatën, Valon Murtezaj i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i jashtëm i kryeministrit.

    Sipas tij, Hoti ka treguar maturi dhe kulturë, ndaj një presidenti sic është Vuciq.

    Vec pjesës hyrëse, ky takim u cilësua si i anshëm për shkak të pozitës së Miroslav Lajcakut në tavolinë.

    Mirëpo Murtezaj thotë se kjo gjë nuk duhet të shikohet si anshmëri, por si lëshim protokollar.

    Ndërkohë kryeministri hoti të premten në Pressing tha se Kosova në Bruksel ka shkuar me një qëllim, dhe nuk merret me pjesët e tjera se cfarë dhe si është sillur Vuciq para takimit.

    E, takimi i 16 korrikut ka pasur edhe tensione.

    Vetë përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell ka thënë se diskutimet mes Hotit e Vuciqit nuk kanë qenë të lehta.

    Ndërsa, Zëdhënësja e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Nabila Massrali ka konfirmuar për T7 se Një ekip teknik i dy shteteve do të takohet sërish javën e ardhshme për të shtjelluar temat që janë diskutuar më 16 korrik, konkretisht çështjen e të pagjeturve dhe ekonominë.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.