×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e kuorumit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ish deputeti Mustafa: Luftë primitive partiake

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Ish deputeti Muhamet Mustafa e ka quajtur luftë primitive mungesën e kuorumit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

    Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se kjo është neglizhencë dhe papërgjegjësi kundër interesit publik.

    Lexoni të plotë postimin e Mustafës:

    “Çka të thuhet me këtë rast ? Lufta primitive partiake, popullzimi manipulativ, neglizhenca e papërgjegjësia, apo të gjitha së bashku kundër interesit publik dhe nevojës për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe nevojat sociale në kushte të rënda të përballjes me COVID 19! Sigurisht për këtë fajin e kanë të dyja pozita dhe opozita. Pozita, para se t’i adresohet opozitës, duhet të sheh se përse kishte vetëm 43 deputet për votim! Ku ishin edhe 20 të tjerë? Derisa nuk adresohet përgjegjësia individuale e deputetëve, grupeve parlamentare dhe partive politike ne Kuvend do te ndodhe kështu. Kjo lloj indolence e deputeteve është prezentë një kohë te gjatë dhe po shkon kah metastazimi, duke e arritur këtë shkallë të amnezisë ndaj nevojave shoqërore dhe interesit publik të atyre që kanë marrë besimin e votuesve. Është koha që deputetet indolent të përballen me përgjegjësinë e tyre”.

    Nga Rubrika
    Sport14 Gusht 2025
    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se klubi ka arritur marrëveshje me Parmën për transferimin e mbrojtësit italian Giovanni Leoni, ndërsa...
    Sport14 Gusht 2025
    Granit Xhaka është emëruar kapiten i Sunderland përpara sezonit të ri 2025-26. Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, i njohur për lidershipin e...
    Sport14 Gusht 2025
    Lojtarët e Chelseat kanë vendosur të bëjnë diçka të bukur sipas gazetarit të “The Athletic”, Adam Crafton. Pasi triumfuan në Kupën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një kosovar është dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet. Kështu mori vendim Gjykata Federale e Zurichut. Kjo pasi që në vitin 2019,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të dy shtetasve kosovarë nga Serbia për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Kryeministri Edi Rama ka premtuar se të gjithë banorët e prekur nga zjarret në Gramsh dhe Delvinë, do të dëmshpërblehen. Në një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Liridon Restelica, i njohur për përvojën e tij të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat, do të jetë pjesë e Kuvendit...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia e Ramiz Lladrovcit, PDK-RLL ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kësisoj, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.