×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    MSH-Maqedoni: Për një javë 40 përqind më shumë persona të shëruar nga Coronavirusi

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik sot publikoi raportin javor për periudhën nga 6 deri më 12 korrik 2020, i cili tregon një rritje të konsiderueshme të numrit të personave të shëruar dhe një ulje të numrit të vdekjeve në krahasim me javën e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

    Në periudhën 6-12 korrik, është regjistruar një numër rekord i personave të shëruar – 1017 që ishin shtruar në spital ose u mjekuan në shtëpi, që është 404 persona ose 40% më shumë se javën e kaluar (29 qershor – 5 korrik).

    Në tre javët e kaluara, numri i personave të shëruar është rritur me rreth 40% në baza javore. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe pozitiv që ndikon në uljen e numrit të rasteve aktive.

    Në këtë periudhë, janë kryer gjithsej 9.995 teste (1573 më shumë se periudha 29 qershor – 5 korrik) dhe janë regjistruar 1073 raste pozitive me Covid-19, që është 156 raste më shumë se javën e kaluar. Në krahasim me përqindja e testimit të rasteve pozitive është ulur pak, 10.7% raste pozitive nga testimet për periudhën 6-12 korrik, në krahasim me 10.9% për javën e kaluar. Në katër javët e fundit, përqindja e rasteve pozitive në baza javore është ulur.

    Nga rastet e reja regjistruar në 26 qytete, me përqindjen më të lartë të të infektuarve është Shkupi (42.3%) dhe Tetova (8.9%). Në 16 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të konfirmuara është nën 20.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec si...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.